Tortë me Mollë

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
8 mollë golde
1 petë sfoliat (në formë rrethore)
2 bustina sheqer vanilje
kanellë
100 gr gjalpë
100 gr sheqer

Përgatitja
1
Qërojini mollët të gjitha. Ndajini në gjysmë dhe hiqjuni dhe bërthamën.
2
Shkrijeni gjalpin në një tigan rrumbullak që përdoret dhe për furrë, me buzë të larta që nuk ngjit.
3
Shtoni sheqerin dhe uleni flakën që të bëni karamelizimin.
4
Vërini mollat në formë kurore, duke vendosur disa feta në qendër. Sheshojini me një spatula.
5
Mollët duhet të zhyten në sheqerin e karamelizuar, që nuk duhet të marrë ngjyrë kafe, thjesht të artë. Hidhini sipër sheqerin me vanilje dhe kanellën.
6
Hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni me brumin sfoliat duke i kapur mirë anët.
7
Futeni në furrë në temperaturë mesatare për 35-40 minuta. Shërbejeni të ftohtë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *