Lazanja me Kungull

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 500 gr lazanjë (me vezë)
  • 1 kg kungull
  • qepë
  • 1 lugë gjalpë
  • 60 ml vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 120 ml verë e bardhë
  • 250 gr Beshamel
  • 100 gr djathë kaçkavall (i grirë)
  • arrëmyshk
  • kripë
  • piper
  • 200 gr mortadelë
Përgatitja
1
Fillimisht zieni kungullin për 5 minuta në ujë që vlon dhe të kripur dhe më pas kalojeni në frulator duke shtuar pak ujë nga gatimi i tij që të merrni një krem shumë të dendur.
2
Përvëlojini pak me ujë të nxehtë lazanjat dhe lërini të thahen në një pëlhurë të pastër.
3
Ndërkohë, skuqni qepën e grirë në pak vaj dhe hidhini një gotë verë të bardhë të ëmbël.
4
Ndërsa vera nis të avullojë, shtoni kungullin, beshamelin dhe mortadelën e grirë imët, duke i përzier mirë.
5
Në një tavë për pjekje të lyer me gjalpë, alternoni shtresat e lazanjës me masën me kungull, duke hedhur në çdo shtresë dhe kaçkavallin e grirë.
6
Përfundojeni me një shtresë lazanjash, duke i hedhur sipër copëza gjalpi dhe kaçkavalli të grirë dhe futeni në furrë për 30 minuta në 200 °C.
7
Pasi ta hiqni nga furra, lëreni të pushojë pak para se ta servirni.
Loading...

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *