Brumera, Te shpejta

Përbërësit

2 feta proshutë e tymosur
1 simite (thekre)
2 vezë
2 vezë (të verdhat)
1 filxhan gjalpë
gjysmë filxhani lëng limoni
1 lugë gjelle uthull
majdanoz
kripë
piper

Përgatitja

1
Prejeni simiten në 4 feta të holla dhe lërini mënjanë. Skuqni proshutën “Fix” dhe 2 feta simite në një tigan me pak gjalpë.
2
Gatuani 2 vezë në një tigan me ujë. Shtoni më pas 2 të verdha veze në një tigan tjetër. Shtoni gjalpin dhe trazojeni me një rrahëse kuzhine. Shtoni pak kripë, piper, lëngun e limonit dhe 1 lugë gjelle uthull. Gatuajini për pak minuta.
3
Vendosni në një pjatë për servirje fetat e simiteve. Mbi to vendosni proshutën dhe vezët e gatuara me ujë.
4
Në fund spërkatini me përzierjen me vezë dhe pak majdanoz.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *