Qofte Pule

Antipasta, Per femije

Përbërësit

1 kg mish pule (i grirë)
2 kokërr qepë (të grira)
2 kokërr domate (të grira)
120 gr bukë (e grirë)
30 ml uthull balsamike
100 ml vaj ulliri
30 gr rigon
15 gr kripë
2 gr piper (i bluar në moment)
2 kokrra vezë (të bardhat)

Përgatitja

1
Hidhni të gjithë materialet në një tas dhe punojini mirë me duar, derisa të arrijnë një brumë homogjen.
2
Formoni qofte me peshë rreth 100 gr secila.
3
Nxehni pak vaj ulliri në një tigan dhe skuqini qoftet në zjarr të mesëm.
4
Shërbejini të shoqëruara me një sallatë gjethesh të freskëta dhe limon.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *