Puding me Çokollatë

Embelsira, Per femije

Përbërësit
1 kokërr vezë
2 gota qumësht
1 filxhan çaji sheqer
pak kripë
1/2 filxhan çaji kakao
1 lugë gjelle niseshte
1 bustinë pluhur vanilje

Përgatitja
1
Në fillim rrihni vezët në një tas.
2
Në një tigan shtoni 1 gotë qumësht, gjysmën e sheqerit dhe lëreni të ziejë.
3
Në një tas tjetër përzieni sheqerin e mbetur, niseshten dhe kakaon. Këtë masë shtojeni tek pjesa e mbetur e qumështit dhe përziejeni derisa të jetë tretur.
4
Më pas vendoseni të ziejë dhe vazhdoni të përzieni derisa masa të jetë trashur.
5
Lëreni të ziejë për 2 minuta, dhe shtoni vezën e rrahur derisa të jenë homogjenizuar. Përzierjen lëreni të ziejë dhe për 2 minuta.
6
Shtoni vaniljen. Fikni zjarrin dhe pudingun e nxehtë hidheni në tasa të vegjël dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 1 orë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *