Petulla me Patëllxhan

Perime, Vegjetariane

Përbërësit
  • 1 deri në 2 patëllxhan
  • 1 kokërr vezë
  • pak miell
  • gjysmë gote qumësht
  • majdanoz (të freskët)
  • pak kripë
Përgatitja
1
I presim patëllxhanët në feta gjatësore, i hedhim në ujë me kripë dhe i lemë derisa t’ju dalë hidhësia, një deri në dy orë.
2
Fillojmë të përgatisnim brumin. Në një tas hedhim miellin, vezën, pak kripë, pak qumësht dhe fillojmë ta përgatisim me anë të një spatule kuzhine.
3
Duhet të kemi parasysh që brumi duhet të jetë i ngjashëm me brumin e petullave.
4
Pasi e kemi përgatitur brumin, i grijmë pak majdanoz të freskët, për më shumë shije.
5
Më pas heqim patëllxhanët nga uji, i vendosim në pjatë, i thajmë me letër kuzhine në mënyrë që brumi të ngjitet më mirë, i ngjyejmë patëllxhanët në brumin e që kemi përgatitur dhe i skuqim në një tigan më vaj të nxehtë nga të dyja anët.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *