Kek me Fik dhe Bajame

Embelsira, Kalorike

Përbërësit

1 filxhan miell bajamesh
3/4 filxhan sheqer
1/4 filxhan miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji kanellë pluhur
kripë
3 kokrra vezë (në temperaturën e dhomës, të rrahura lehtë)
4 lugë çaji gjalpë (i shkrirë dhe i ftohur)
½ lugë çaji ekstrakt bajamesh
8 fiq

Përgatitja

1
Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë Celcius dhe lyejmë lehtë me yndyrë një tepsi keku.
2
Në një tas përziejmë së bashku miellin e bajameve, sheqerin, miellin, pluhurin e pjekjes, kanellën dhe kripën.
3
Në një tas tjetër rrahim së bashku vezët, gjalpin dhe ekstraktin e bajameve.
4
Hedhim në këtë përzierje të largësh përbërësit e thatë dhe i trazojmë derisa të përzihen mirë.
5
Derdhim brumin në tepsinë e parapërgatitur.
6
Heqim bishtat ngs çdo fik dhe pastaj i presim fiqtë përgjysmë. Vendosim fiqtë nga ana e prerë sipër brumit, duke i shtyrë butësisht brenda brumit.
7
Spërkasim me dy lugë gjelle sheqer mbi fiq, pastaj i pjekim për rreth 30 minuta.
8
E lemë të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se ta shërbejmë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *