Supë me Kërpudha dhe Patate

Perime, Supa

Përbërësit
2 patate (me brumë të verdhë, të paqëruara)
100 gr kërpudha
1 thelpi hudhër
700 ml lëng perimesh
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
kripë
piper
majdanoz (i freskët)

Përgatitja
1
Lajini mirë patatet pa ua hequr lëkurën. Prijini në copa 1 cm dhe gatuajini në avull për 4-5 minuta.
2
Në një tigan me anët e larta skuqni hudhrën e shtypur në 2 lugë vaj ulliri. Kur të jetë skuqur hudhra, mund t’a lini ose t’a hiqni sipas dëshirës, shtoni kërpudhat dhe skuqini për 2-3 minuta.
3
Pas kësaj hidhni menjëherë patatet e ziera në avull, dhe lërini të gatuhen së bashku me kërpudhat përreth 5 minuta dhe në fund hidhni lëngun e perimeve.
4
Vëreni të ziejë, hidhini kripë dhe me një frulator reduktojini pak copat e mëdha, por pa i prishur të gjithë patatet dhe kërpudhat. Thjesht jepini pak më shumë densitet supës.
5
Shërbejeni me majdanoz të freskët dhe pak piper.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *