Fileto pule me kërpudha

Pjata kryesore, Te shpejta

Përbërësit
  • 700 gr kërpudha Shampinjon
  • 200 ml pana
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak majdanoz (të grirë imët)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat. Shtoni kërpudhat e prera dhe i lini rreth 10 minuta derisa të vyshken.
2
Shtoni panën, majdanozin dhe trazojini mirë.
3
Në një tigan tjetër skuqni filetot e pulës me pak gjalpë. Marinojini sipas dëshirës me kripë dhe piper.
4
Pasi të jenë gati i servirni në pjatë dhe sipër i shtoni kërpudhat me pana. Vendosni edhe një gjethe borzilok. Ju bëftë mirë!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *