Birjan

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
900 gr pulë (fshati)
50 gr gjalpë
1 copë spec
1 kokërr qepë (e madhe)
2 copë karotë
2 kokërr domate (mesatare)
400 gr oriz
15 gr kripë

Përgatitja
1
Prisni pulën në racione dhe ziejeni në ujë me kripë për 25 minuta.
2
Grini hollë qepën, specin dhe karotat.
3
Skuqini ato në një tigan deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë të verdhë.
4
Ndërkohë prisni domatet në kubikë të vegjël.
5
Shtoni domatet dhe vazhdoni ti skuqni deri sa të shterojë plotësisht uji i tyre.
6
Shtoni dhe orizin dhe vazhdoni ti skuqni, por pa filluar të marrin ngjyrë.
7
Shtoni lëngun e pulës, vendosini në një tavë dhe futini në furrë në 180 gradë.
8
Lërini në furrë deri sa orizi të bëhet dhe të ketë thithur tërë lëngun e tavës.
9
Vendosni racionet e pulës mbi orizin dhe shërbejini.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *