Role me gjoks pule

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit:

-500 gr gjoks pule,
-150 gr proshutë pule,
-150 gr djathë kaçkavall,
-1/2  gotë miell,
-1/2 gotë troshka buke/galetë,
-2-3 vezë,
-Kripë dhe piper i zi.

 

Përgatitja:

Gjoksin e pulës priteni në feta të holla, të cilat më pas duhet t’i rrihni me çekan kuzhine.
Kriposini, piperosini e më pas në secilën fetë vendosni proshutë e djath. Mbështillini më pas në formë roleje.
Roletë e përgatitura kalojini në miell, pastaj në vezët e rrahura, e në fund në troshka buke.
Skuqini në vaj të bollshëm, derisa të marrin një ngjyrë të bukur të kuqerremtë.

 

Ju bëftë mirë!

 

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *