Pica me Proshutë dhe Ullinj

Brumera, Per femije, Perime

Përbërësit
  • 750 gr miell i tipit 00
  • 1 kub maja (e freskët, e shkrirë në një gotë ujë të vakët)
  • 1 lugë e vogël kripë (e shkrirë në një gotë ujë të vakët)
  • 1 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 1 lugë rigon
  • 1 kuti domate të konservuara
  • Mocarela (të prera në kubikë)
  • ullinj (sipas dëshirës)
  • proshutë (sipas dëshirës)
  • salsiçe (sipas dëshirës)
  • kërpudha (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Zemë brumin e picës duke përdour majanë e shkrirë në një gotë ujë.
2
Më pas shtojmë edhe kripën, të cilën e kemi shkrirë në një tjetër gotë me ujë.
3
Ushtrojmë pak forcë në zënien e brumit.
4
Duhet të keni parasysh të mos e zëmë as shumë të butë as shumë të fortë brumin.
5
Kur ai ngjit pakëz në duar atëherë është në formën e duhur.
6
E vendosim në një enë me kapak dhe e lemë aty për të paktën dy orë, në mënyrë që brumi të qetësohet dhe të vijë.
7
Përgatitja e salcës: I kalojmë në mikser domatet e kutisë.
8
I hedhim në një enë, u shtojmë pak vaj ulliri, pakëz kripë dhe një lugë rigon.
9
I lëmë mënjanë të marinohen.
10
Përgatitja e picës: Ndërkohë që brumi ka ardhur, hedhim pak miell mbi tavolinë në mënyrë që të mos ngjisë dhe fillojmë e punojmë sërish.
11
Pasi e kemi punuar aq sa duhet, fillojmë ta hapim brumin.
12
E vendosim në tepsi, të cilës i kemi vendosur poshtë një letër kuzhine.
13
I hedhim salcën dhe e vendosim picën të piqet për 10 minuta.
14
Ndërkohë përgatisim pjesën e mbetur të përbërësve.
15
Presim mocarelën, proshutën, salsicet e gjithçka tjetër që na duhet.
16
Pasi është pjekur për 10 minuta i shtojmë djathin mocarela dhe përbërësit e tjerë me radhë.
17
E vendosim edhe për disa minuta të tjera të piqet, derisa mocarela merr një ngjyrë të artë.
18
Në këtë moment pica është gati.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *