Kësër

Sallata, Te shpejta

 

 

Përbërësit
  • 200 gr grurë (i qëruar)
  • gjysmë gotë ujë (të ngrohtë)
  • 2 lugë gjelle koncentrat domatesh
  • 1 kokërr qepë
  • qepë e njomë
  • 1 tufë majdanoz
  • gjysëm kokërr lëng limoni
  • piper i kuq
  • piper i zi
  • nenexhik (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Hedhim grurin në një tas, shtojmë ujin e ngrohtë, e mbulojmë tasin me qese kuzhinë dhe e lëmë të pushojë.
2
Presim imët qepën e thatë dhe e hedhim në një tigan ku kemi shtuar pak vaj ulliri.
3
Shtojmë salcën e domateve dhe i kavardisim deri kur qepa të zbutet dhe të lidhet mirë me salcën.
4
E heqin tiganin nga zjarri dhe e lëmë përgatitjen të ftohet.
5
Ndërkohë presim qepën e njomë dhe grijmë majdanozin.
6
Grurin e zbutur tashmë e hedhim në tiganin ku kemi kavardisur qepën me salcën, shtojmë një lugë të vogël kripë dhe e përziejmë mirë dhe me kujdes.
7
Duhet që ingredientët të integrohem mirë me njëri-tjetrin dhe e gjithë masa të marrë ngjyrën e kuqe të salcës.
8
Shtojmë qepën e njomë dhe majdanozinerëzat e tjera sipas dëshirës dhe lëngun e limonit.
9
Serviret si pjatë për të shoqëruar çajin në darkë, bashkë me biskota, kek etj.

 

 

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *