Gratin me Kungulleshka

Perime, Pjata kryesore, Vegjetariane
Përbërësit
  • 800 gr kungulleshkë
  • 750 gr Beshamel
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 60 gr bukë (e grirë dhe e thekur)
  • 1 thelpi hudhër
  • 30 gr gjalpë
  • 45 ml vaj ulliri
  • 10 gr kripë
Përgatitja
1
Qëroni hudhrën dhe grijeni imët.
2
Prisni kungulleshkat në rrota dhe kavërdisini, bashkë me hudhrën në një tigan me vaj ulliri për rreth 15 min, derisa të zbuten duke i kriposur nga mesi i kavërdisjes.
3
Lyeni katër tava të vogla balte me pak gjalpë dhe shtroni në fund 1/3 e kungulleshkave, 1/3 e beshamelit dhe 1/3 e bukës së thekur të grirë.
4
Përsëritini shtresat derisa t’i mbaroni përbërësit.
5
Spërkateni me gjalpë dhe parmixhano dhe futeni në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.
6
Shërbejeni menjëherë.
Loading...

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *