Supë Misri

Perime, Supa, Vegjetariane

Përbërësit
2 kg kalli misri (të zier)
120 gr karotë
140 gr presh (i pastruar)
2 gr piper (sipas dëshirës)
20 gr kripë
60 ml vaj ulliri
1.5 lt lëng perimesh
4 feta bukë (e thekur)
2 gr spec i kuq (djegës)
Përgatitja
1
Hiquani kokrrat kallinjve pasi i keni zier më parë.
2
Qëroni dhe grini imët karotat në kubikë të vegjël. Pritini në rrota preshtë që i keni pastruar dhe larë më parë. Futini karotat dhe preshin në një tenxhere të thellë dhe karvëdisini me pak vaj ulliri në zjarr të mesëm. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë hidhni kokrrat e misrit, kavërdisini bashkë për disa minuta, kriposini, piperosini, mbulojini me lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë për rreth 35 minuta. Përziejini herë pas here dhe pasi të ketë përfunduar koha e zierjes futeni masën në mikser. Nëse kremi është shumë i trashë shtojini pak lëng perimesh. Lëreni të ziejë edhe rreth 5 minuta të tjera.
3
Ndërkaq përgatisni bukën e thekur me të cilën do të shoqëroni supën: pritini në rripa katër fetat e bukës. Mbi një tavë shtroni në letër furre, vini rripat e bukës, spërkatini me pak vaj ulliri, hidhuni kripë dhe spec djegës pluhur dhe futini në furrë të parangrohur me 250 gradë për 5 minuta sa të bëhen krokante. Lërini rripat të ftohen (mund t’i prisni edhe në kube).
4
Hidheni supën shumë të nxehtë nëpër pjata dhe shoqërojeni me rripat e bukës ose kubet e hedhura mbi të. Shtojini pak vaj ulliri përsipër.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *