Role me Mandarina

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
  • vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 5 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle kakao
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 2 lugë gjelle lëng portokalli
  • 400 ml qumësht
  • vezë (e verdha)
  • krem puding
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 150 gr margarinë
  • 8 kokrra mandarinë
Përgatitja
1
Në fillim në një tas ndani të verdhën e vezës nga e bardha. Të bardhën e vezës e rrahim derisa të krijohet shkumë.
2
Ndërkohë në një enë tjetër përziejmë sheqerin me të verdhat e vezëve derisa sheqeri të jetë shpërbërë.
3
Kur sheqeri të jetë tretur shtojmë lëngun e portokallit. Vazhdojmë të përziejmë duke shtuar miellin, pluhurin pjekës dhe kakaon.
4
Duke përzierë vazhdimisht shtojmë shkumën e të bardhave të vezëve dhe masën e vendosim të piqet në furrë me një letër pjekje në 180 gradë për 10 minuta.
5
Pasi të jetë pjekur e mbështjellim me një pecetë të njomë. Vazhdojmë me përgatitjen e kremit të roladës.
6
Në një tenxhere vendosim 300 ml qumësht të vlojë dhe pjesën tjetër e përziejmë me pudingun, niseshten dhe 1 të verdhë veze.
7
Kur qumështi të ketë vluar shtojmë këtë përzierje dhe vazhdojmë duke e përzierë në mënyrë që kremi mos të krijojë kokrriza.
8
E fikim dhe shtojmë margarinën dhe e përziejmë derisa ajo të tretet brenda tek kremi.
9
Shtrijeni roladën dhe lyejeni me kremin e përgatitur. Qëroni mandarinat dhe radhitini mirë. Mbështilleni në formë roloje dhe lëreni të ftohet. Ëmbëlsira juaj është gati!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *