Qoftet e Gjyshes

Antipasta, Kalorike
Përbërësit
  • 500 gr mish viçi ((ose 250 gr Mish Viçi dhe 250 gr Mish Derri))
  • 50 ml qumësht
  • 1 Kokërr vezë
  • 4 Lugë gjelle bukë (e grirë)
  • arrëmyshk
  • rrënjë karafili (i grirë dhe sipas dëshirës)
  • kripë
  • piper i zi (i bluar në çast)
  • 25 gr gjalpë
  • 1 Lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 Lugë gjelle koncentrat domatesh
Përgatitja
1
Rrihni vezën me qumështin dhe më pas shtoni bukën e grirë, pak arrë moskat, rrënjën e grirë të karafilit, kripë dhe piper.
2
Përziejini mirë dhe shtoni masën mbi mishin e grirë.
3
Përziejeni deri kur të përftoni një masë të lidhur mirë dhe kompakte.
4
Formoni me duart e njoma 12 qofte në të njëjtën madhësi.
5
Ngrohni vajin bashkë me gjalpin në një tigan, mundësisht prej gize, por nëse nuk keni, një tigan të zakonshëm.
6
Hidhini qoftet në vajin e nxehur mirë dhe skuqini në zjarr të lartë në të gjitha anët, deri kur të marrin ngjyrë kafe.
7
Ulni zjarrin dhe shtoni një gjysmë gote ujë dhe mbulojeni tiganin me një kapak.
8
Ziejini qoftet për 20 minuta, duke i kthyer herë pas here.
9
Hiqini qoftet nga tigani dhe vendosini në një enë që të rrinë të ngrohta.
10
Shtoni në tiganin ku skuqët qoftet koncentratin e domates dhe një gjysmë gote me ujë të ftohtë dhe ngrini flakën e sobës.
11
Lëreni të ziejë për pak minuta dhe hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës.
12
Servirini qoftet e gjyshes sipas traditës hollandeze, me patate të ziera dhe perime, si përshembull bizele me pançetë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *