Krem Patatesh

Kalorike, Perime, Supa
Përbërësit
  • 1 kg patate (të ëmbla)
  • 1 kokërr qepë (e vogël)
  • 45 ml vaj ulliri
  • 30 gr gjalpë
  • 1 lt lëng perimesh
  • 150 ml pana
  • 15 gr kripë
  • 1 gr piper i kuq (i ëmbël)
  • 4 feta proshutë e tymosur
Përgatitja
1
Grini imët qepën, hidheni në një tigan me gjalpë dhe kavërdiseni për rreth 15 minuta.
2
Ndërkaq qëroni patatet dhe pritini në kube jo shumë të mëdha.
3
Kur qepët të jenë zbutur por pa marrë ngjyrë, shtoni kubet e patateve dhe lëngun e perimeve. Shtojini kripë, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë për rreth 20 minuta. Pastaj kësaj futeni në frulator sa të bëhet një krem i butë.
4
Shtojini panën dhe piperin e kuq të ëmbël. Nëse ka nevojë shtojni kripë dhe lëng tjetër perimesh.
5
Vini mbi zjarr një tigan që nuk ngjit, kur të jetë ngrohur mirë hidhni copat e pancetës, skuqini nga të dyja anët. Hiquani yndyrën e tepërt.
6
Ndani supën në tasa dhe në qendër të çdo tasi vini copat e panëetës, pluhuronsini me pipër të kuq të ëmbël dhe spërkateni me pak vaj ulliri.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *