Kabuni me Rrush të thatë

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 2 filxhanë oriz
  • 4 filxhanë lëng mishi
  • 1 filxhan rrush i thatë
  • 4 copë karafil
  • 2 lugë gjelle kanellë
  • 405 gr sheqer
Përgatitja
1
Në një tigan të thellë hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe skuqim orizin.
2
Shtojmë lëngun e mishit dhe karafilat dhe i lëmë të ziejnë.
3
Në mes të zierjes shtojmë stafidhet dhe një lugë kanellë.
4
Pasi e ka pirë të gjithë ujin shtojmë 350 gr sheqer dhe e ziejmë shumë pak. Në një filxhan hedhim 50 gr sheqer, 1 lugë gjelle kanelle dhe i trazojmë.
5
Orizin e përgatitur e shtojmë në një tavë dhe e spërkasim nga lart me sheqerin dhe kanellën. I vendosim në furrë për 15 minuta.
6
E servirim në një pjatancë duke e spërkatur me shegë nga lart.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *