Japrak me Lakër të bardhë

Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 1/2 lakër (e bardhë, e zier pak)
  • 300 gr lakër e kuqe (e grirë hollë)
  • 1 kokërr domate (e grirë)
  • 100 gr brokoli
  • 100 gr oriz
  • karotë (e prerë)
  • 50 gr mish i grirë
  • kripë
  • piper
  • 1 thelpi hudhër
  • vaj ulliri
Përgatitja
1
Vendosim të ziejë në një enë lakrën dhe e lëmë në vlim përreth 10 minuta.
2
Ndërkohë në një tigan hedhim vajin, mishin e grirë, orizin, domaten, lakrën e kuqe, brokolin dhe karotën. I përziejmë mirë dhe shtojmë piperin së bashku me kripën.
3
Hapim gjethet e lakrës së bardhë të zier pak dhe çdonjërën prej tyre e mbushim me salcën që përgatitëm.
4
Lidhim gjithësecilin dhe i vendosim në tavën e lyer me pak vaj.
5
I pjekim për 12 minuta në furrë në 180 gradë Celsius.
Loading...

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *