Ullinj të mbushur me Djathë

Antipasta, Perime, Te shpejta
Përbërësit
  • 60 gr djathë dhie (i freskët, në temperaturën e dhomës)
  • 2 lugë djathë kaçkavall (i grirë hollë)
  • 1 lugë erëza (si trumzë, majdanoz etj.)
  • 1 thelpi hudhër (e vogël)
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • kripë (e trashë)
  • piper
  • 24 ullinj (të mëdhenj)
  • 3 degë trumëz
  • spec i kuq (të thatë)
  • 2 rripa të trashë lëkurë limoni
  • 1/2 kupë vaj ulliri
Përgatitja
1
Përzieni djathin e dhisë, kaçkavallin, bimët aromatike, hudhrën dhe lëngun e limonit në një tas të vogël; hidhini kripë dhe piper.
2
Futeni mbushjen në një qese plastike të posaçme me gyp nxjerrës ose përdorni një qese të prerë në majë me gërshërë. Futeni mbushjen brenda ullinjve.
3
Vendosni ullinjtë në pjatë, degët e trumzës, specat dhe lëkurën e limonit dhe hidhjuni sipër vaj ulliri.
4
Për t’u bërë para: ullinjtë mund të marinohen 4 ditë përpara.
5
Mbulojeni dhe mbajini të freskët. Lërini në temperaturë dhome para servirjes.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *