Sufle me Presh

Perime, Te shpejta

Përbërësit
  • 1 tufë majdanoz
  • 50 gr gjalpë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 150 ml qumësht
  • vezë
  • 100 ml pana (qumësht pana)
  • 3 lugë miell
  • 2 fije presh
Përgatitja
1
Në një enë hedhim qumështin, gjalpin, kripën, miellin dhe i vëmë në zjarr. I përziejmë pak e nga pak deri sa të trashet beshameli.
2
E heqim nga zjarri dhe më pas shtojmë preshin dhe majdanozin e prerë. I lemë të regjen pak të gjitha bashkë.
3
Ndërkohë në një enë tjetër rrahim vezën me qumështin pana dhe shtojmë beshamelin me preshin.
4
I përziejmë mirë derisa të lidhen së bashku.
5
E hedhim në tavë suflenë dhe e fusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë Celsius.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *