Qofte me Thjerrëza

Perime, Vegjetariane
Përbërësit
  • 200 gr thjerrëza të kuqe
  • 200 gr grurë (i qëruar)
  • 1 kokërr qepë (e grirë imët)
  • 1 lugë koncentrat domatesh
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 1 lugë e vogël spec i kuq
  • 1 lugë e vogël kumin pluhur
  • 1 tufë majdanoz (i grirë)
  • 6 copë qepë e njomë (të grira)
Përgatitja
1
Lani mirë thjerrëzat dhe ziejini me ujë (4-fishi i sasisë së thjerrëzave), për rreth 20 minuta, ose deri kur të zbuten.
2
Pak para zierjes shtoni grurin dhe ziejini akoma për 2 minuta.
3
Fikni zjarrin dhe lërini të pushojnë për disa minuta dhe më pas hiqni ujin e tepërt.
4
Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën me koncentratin e domateve. Shtoni ingredientëte tjerë (me përjashtim të gjethes së sallatës jeshile), përziejini mirë dhe lërini të ftohen.
5
Formoni qoftet me thjerrëzat, grurin dhe përbërësit e tjerë dhe servirini në pjatë me gjethet jeshile.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *