Pastiçe me Djathë

Kalorike, Pasta dhe rizoto, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 300 gr makarona tub
  • 3 kokrra vezë
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 1 e gjysmë filxhan çaji qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle djathë kaçkavall (i grirë)
Përgatitja
1
Marrim miellin dhe e hedhim në tiganin me gjalpë. I shtojmë qumështin dhe i përziejmë derisa të mos bëhen kokrriza dhe të krijohet një masë e trashë.
2
E heqim nga zjarri, i hedhim vezën dhe e përziejmë. Kjo quhet salcë beshamel dhe e përdorim për t’ia hedhur sipër pastiçes.
3
Më pas, ziejmë makaronat në ujë të vluar. Kemi kujdes, që të mos ziejnë më tepër se ç’duhet.
4
Shpëlahen me ujë derisa të ftohen. Pasi janë shpëlarë makaronat, lyejmë tepsinë me gjalpë.
5
Makaronat, gjalpi, djathi, vezët dhe pak qumësht i përziejmë mirë dhe i hedhim në tepsinë me yndyrë. Sipër iu hedhim salcë beshamel.
6
E spërkatim me gjalpë e djathë kaçkavall dhe e lemë të piqet në furrë për 20-25 minuta.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *