Çomlek me Kërpudha e Verë

Kalorike, Pjata kryesore
Përbërësit
  • 60 ml vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 100 gr pançetë (ose Proshutë të coptuar)
  • 100 gr kërpudha
  • 2 kokrra qepë (mesatare të grira)
  • karotë (të grira)
  • 2 degë selino (të prera)
  • 4 thelpinj hudhër (e grirë)
  • gjethe dafine
  • 15 gr kripë
  • 2 gr piper (i bluar në çast)
  • 1 degë borzilok (i freskët ose i thatë)
  • 10 gr gjethe trumzë (e grirë imët)
  • 45 gr miell
  • 30 ml pastë domateje
  • 10 ml salcë Worcestershire
  • 500 ml verë e kuqe (e thatë)
  • 1 lt lëng viçi (ose lëng Kërpudhash)
  • 30 gr gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
Përgatitja
1
Nxehni vajin e ullirit në një tigan të madh holandez, në temperaturë mesatare.
2
Shtoni pançetën dhe skuqeni deri sa të bëhet pak krokante, shtoni kërpudhat dhe kavardisini derisa të zbuten.
3
Më pas shtoni qepët, majdanozin, hudhrat, kripën, piper, karotat, selinonë, gjethet e dafinësborzilokun dhe trumzën.
4
Gatuajini të gjitha bashkë për gati 10 minuta, derisa perimet të zbuten.
5
Shtoni një lugë miell dhe kavardisni të gjitha për 1 minutë.
6
Shtoni pastën e domateve, salcën Worcestershire dhe verën. Kavardisni për pak minuta derisa vera të avullojë.
7
Më pas shtoni lëngun e mishit ose të kërpudhave dhe lërini të vlojnë për disa minuta derisa lëngu të trashet pak dhe të gjithë përbërësit të lëshojnë aromat.
8
Ndërkohë vendosni ujin të ziejë dhe përgatisni noodles. Pasi t’i keni përfunduar shërbejini me çomlekun e kërpudhave.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *