Caneloni të mbushur

Kalorike, Pasta dhe rizoto, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 1 pako makarona (makarona kaneloni)
  • 300 gr mish i grirë
  • 100 gr kërpudha porçini (të prera hollë)
  • 50 gr djathë Gorgonxola
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 50 ml pana (qumësht pana)
  • 200 ml qumësht
  • 100 gr rukola
  • vaj ulliri
Përgatitja
1
Në tigan hedhim mishin me kërpudha dhe i kavardisim në pak vaj ulliri.
2
Shtojmë dhe rukolën, djathin blu (gorgonxola), kaçkavallin.
3
I përziejmë dhe i lëmë për 3 minuta. shtojmë më pas panën dhe pas pak e heqim nga zjarri.
4
Menjëherë mbushim caneloni-t.
5
I vendosim në tavë, u hedhim qumështin sipër dhe i fiusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë Celsius.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *