Kotoletë Qengji

Kalorike, Pjata kryesore
Përbërësit
  • 400 gr brinjë qingji
  • 30 gr djathë parmixhano
  • 3 feta bukë ((tulin))
  • vaj hudhre
  • majdanoz
  • kopër
  • rozmarinë
  • kripë
  • piper
  • vaj
Përgatitja
1
Ndajeni në kotoleta brinjën e qengjit
2
Marinojeni mishin 12 orë përpara me vaj,rozmarinë dhe kripë të zezë.
3
Fërgojeni pak në tigan.
4
Hiqeni mishin dhe vëreni mënjanë.
5
Përgatitja e kores krokante: Hidhni në grirëse tulin e bukës, vajin e hudhrave, parmixhanon, erëzat, kripën dhe piperin.
6
Grijini derisa të bëhet një masë homogjene.
7
Me këtë masë lyejini kotoletat dhe piqini në furrëpër 15 minuta në temperaturën 170 gradë celsius.
8
Pjata është gati! Shoqërohet me tavë perimesh të përgatitur me domate, kunguj, speca jeshil, speca të kuq dhe trumzë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *