Taliatele furre me Sallam

Pasta dhe rizoto
Përbërësit
  • 1 pako taliatele
  • 300 gr sallam (sallam “Fix Si Qëmoti”)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 500 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle bizele
  • djathë parmixhano
  • arrëmyshk
  • majdanoz
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Zieni taliatelet në një enë me ujë të kripur. Grini sallamin “Fix Si Qëmoti” dhe lëreni mënjanë.
2
Skuqni miellin në një tigan me gjalpë për disa minuta. Hidhni qumështin dhe trazojeni me një rrahëse kuzhine. Shtoni pak kripë, piper, bizelet, sallamin dhe arrën moskat. Përziejini mirë.
3
Kombinoni taliatelet e gatuara me salcën në një tas të madh. Përziejini mirë dhe hidhini në një tavë. Spërkatini me pak djathë parmigiano.
4
Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë Celcius për 30 minuta.
5
Vendosni një racion në një pjatë. Shërbejeni me pak djathë parmigiano dhe majdanoz.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *