Speca të skuqur me Uthull balsamike

Antipasta, Perime, Te shpejta

Përbërësit
  • spec (të mëdhenj, të ëmbël)
  • 1/3 filxhan çaji vaj ulliri(esktra të virgjër)
  • 2 thelpinj hudhër (të qëruar dhe të grirë)
  • 1/3 filxhan çaji uthull balsamike
  • kripë
  • piper
  • 1/3 filxhan çaji majdanoz (i freskët, i copëtuar)
Përgatitja
1
Lajmë dhe thajmë specat, pastaj iu heqim farat, pjesën e bishtit dhe cipën.
2
Presim specat në shirita 2.5 cm. Nxehim vajin në tigan të madh me fund të rëndë dhe shtojmë specat, duke i trazuar mirë derisa të mbulohen në vaj.
3
I gatuajmë specat në temperaturë mbi mesataren derisa të fillojnë të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe, duke i trazuar shpesh për rreth 10 minuta.
4
Shtojmë hudhrën dhe i gatuajmë edhe për një minutë ose dy.
5
Shtojmë uthullën balsamike, i sezonojmë me kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë.
6
I gatuajmë edhe për 3 deri në 4 minuta derisa specat të kenë përthithur të gjithë uthullën.
7
I hedhim dhe majdanoz të freskët të copëtuar dhe i vendosim në pjatancë për t’i shërbyer.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *