Qofte të ftohta me Peshk

Antipasta, Te shpejta
Përbërësit
  • 500 gr salmon (ose filetë Merluci)
  • 300 gr patate
  • 3 kokrra vezë (të ziera)
  • 50 gr gjalpë
  • 3 tufa kopër
  • 1/4 kokërr shegë
  • kripë
  • piper i zi
Përgatitja
1
Fillimisht ziejmë patatet dhe më pas i grijmë në rende bashkë me vezët e ziera.
2
Presim filetat e peshkut në copëza të vogla dhe i kalojmë në avull ose në skuqje.
3
Në një tas bashkojmë patatet me vezët e ziera, peshkun dhe gjalpin.
4
I trazojmë mirë duke i shtypur me anën e një piruni derisa të krijohet një masë brumi homogjene me të cilin realizojmë qoftet e ftohta.
5
Qoftet i rrotullojmë në kopër të grirë imët, i vendosim nga një kokërr shegë dhe më pas i servirim në një pjatancë të madhe të dekoruar me disa kokrra shege.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *