Përshesh me Gjel Deti

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
  • qepë
  • gjel deti
  • rigon
  • kripë (sipas dëshirës)
  • erëza (sipas dëshirës)
  • vaj (ose gjalpë (sipas dëshirës))
  • arra
  • 1 kg miell
  • 1 kokërr vezë
  • gjysmë lugë kafe sodë buke
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • dhallë
Përgatitja
1
Pasi pastrohet mirë gjeli (përcëllojeni mbi zjarr në mënyrë që t’i pastrohet mirë lëkura nga mbetjet e puplave), futet në një tavë të madhe dhe vihet që të piqet në furrë të parangrohur.
2
Piqet ngadalë dhe për një kohë të gjatë, duke u kujdesur që herë pas here t’i hidhet me një lugë me bisht të gjatë, pak nga lëngu që lëshon gjeli gjatë pjekjes.
3
Nga fundi i pjekjes mbështilleni me letër alumini që të mos thahet.
4
Në këtë kohë përgatisim kulaçin.
5
Fillimisht hedhim në një tas miellin, ku bëjmë një gropë në mes për të hedhur vezën, kripën, vajin, sodën, shtojmë dhallë dhe zëmë brumin sa të bëhet i fortë (si në rastin e byrekut).
6
Marrim tepsinë, e lyejmë me pak vaj dhe aty shtrojmë brumin e përgatitur.
7
E ngjeshim me dorë në tepsi dhe më pas mbi sipërfaqen e brumit të hapur bëjmë disa vijëza me ndihmën e një piruni (kjo bëhet që kulaçi të kullojë më mirë, por njëherazi edhe si një formë dekorimi).
8
E fusim tavën në furrë, në temperaturë 180 º C, për afro 30-40 minuta. Pasi kulaçi është pjekur, e përsheshim.
9
Më pas përgatisim lëngun që do t’i hidhet përsheshit.
10
Kavërdisim qepën dhe i hedhim lëngun që ka lëshuar gjeli gjatë pjekjes.
11
Pasi qepa është shkrirë hedhim erëzat dhe ashtu siç është i nxehtë e hedhim mbi kulaçin e përsheshur.
12
E përziejmë masën mirë që të laget e gjitha dhe pastaj e mbulojmë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *