Kërpudha të mbushura

Antipasta, Perime, Te shpejta

Përbërësit
  • kërpudha
  • qepë (të vogla)
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle arra (të copëtuara)
  • 2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)
  • 2 lugë gjelle thërrime buke
  • 2 lugë gjelle lëng pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano
  • 1 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja
1
Fillimisht ngrohni furrën në temperaturën 190 gradë Celcius.
2
Për mbushjen: Shtoni gjalpin në një tigan dhe vëreni në zjarr në temperaturë mesatare. Shtoni në të qepët e copëtuara dhe gatuajini për rreth 5 minuta. Shtoni më pas në të hudhrën dhe arrat e copëtuara. Rregullojini me pak kripë dhe kaurdisini për rreth 2 minuta.
3
Fikeni zjarrin dhe shtoni në tigan majdanozin e copëtuar dhe thërrimet e bukës. Tranferojini në një blender dhe hidhni në të edhe lëngun e pulës që të përftoni një masë kremoze për mbushjen.
4
Mbushni kërpudhat me masën e përgatitur dhe shtoni pak vaj ulliri mbi çdo kërpudhë të mbshuur. Vendosini në një enë për pjekje dhe hidhni mbi secilën prej tyre edhe pak djathë të grirë.
5
Vendosini në furrë të pqien për rreth 5 deri në 10 minuta.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *