Domate të mbushura

Antipasta, Perime

Përbërësit
  • domate (edhe pjesa e brendshme e domateve)
  • 200 gr mish viçi (i grirë)
  • qepë (mesatare)
  • 1 thelpi hudhër
  • 30 gr sallam (sallam turist)
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 gr parmixhano
  • 120 gr bukë (e grirë)
  • rigon (i thatë)
  • kripë
  • piper
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • borzilok
  • karotë
Përgatitja
1
Pastroni domatet nga tuli i brendshëm dhe ruajeni pjesën e brendshme për mbushjen.
2
Në një tigan përgatisni salcën me të cilën do mbushni domatet.
3
Shtoni vaj ulliri, qepën e grirë hollë, mishin e grirë, sallamin turist, karotën e grirë dhe lërëni të marrin ngjyrë derisa të lëshojnë lëngjet.
4
Shtoni në tigan pjesën e brendshme të domateverigon, kripë e piper.
5
Pasi salca të jetë gatuar, bashkoni në një tas një pjesë të salcës me bukë të grirë, djathin e bardhë të thërrmuar, borzilok e majdanoz.
6
Mbushini domatet me këtë përzierje dhe shtoni parmixhano sipër.
7
Vendosini të piqen për 20 minuta në 200 gradë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *