Sallatë me karkaleca

Sallata

Përbërësit
  • 400 gr karkaleca
  • 200 gr rrepa (të kuq)
  • qitro rozë
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 4 – 5 lugë vaj ulliri
Përgatitja
1
Qërojmë qitron dhe lëkurën e tij e presim në shirita.
2
Ziejmë në avull karkalecat për 3 minuta duke vendosur në të gjysmën e lëkurës së qitros.
3
I heqim nga zjarri duke i lënë mënjanë.
4
Me ndihmën e një thike të mprehtë nxjerrim tulin e qitros, duke e vendosur në një tas me karkalecat.
5
Shtojmë në të rrepat e prera në feta dhe i spërkasim me majdanozin e grirë hollë.
6
Përziejmë në një tas tjetër lëngun e limonit së bashku me vajin e ullirit dhe lëngun e qitros.
7
Këtë salcë e përdorim për të marinuar karkalecat. Në fund shtojmë edhe lëkurën e qitros. Pasi marinimi ka mbaruar e servirim në një pjatë.

 

Loading...

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *