Ballokume

Embelsira, Kalorike, Per femije

 

Përbërësit
  • 6 kokërr vezë
  • 1 kg sheqer (i bluar)
  • 500 gr gjalpë
  • 2 filxhan çaji miell misri
Përgatitja
1
Merrni gjalpin dhe treteni në një tigan në zjarr të ngadaltë. Pastaj hiqeni dhe lëreni të ftohet për rreth 10 minuta.
2
Hidheni tek një tas dhe pasi të provoni nxehtësinë e tij (sa të durojë gishti), shtoni sheqerin dhe fillojeni e rriheni gjithmonë në një drejtim derisa të tretet.
3
Vazhdoni ta përzieni derisa gjalpi me sheqerin të bashkohen mirë.
4
Hidhni vezët një nga një, duke i rrahur vazhdimisht. Gjithë ky proces zgjat 35-40 minuta. Kur fusni vezën e gjashtë, sasia ështe gati tre-katër fishuar. Tani hidhni miellin dhe vazhdoni ta përzieni derisa masa të bëhet një.
5
Merrni tepsinë ku do pjekim ballokumet dhe lyejeni me gjalpë. Nga brumi që përgatitët më parë, shkëpusni me dorë copa (secili ka masën e vet) dhe shtrojini në tepsi. Futini në furrë me 150 gradë për rreth 45 minuta.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *