Makarona me Kallamarë

Kalorike, Pasta dhe rizoto, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 500 gr kallamar (të pastruar)
  • 300 gr makarona (Garofalo Schiaffoni)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • domate qershi (të prerë përgjysmë)
  • 3 lugë gjelle salcë domatesh(të freskët)
  • pak majdanoz (të grirë imët)
  • gjysmë gote verë e bardhë
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Në një tigan me pak vaj ulliri, shtoni hudhra, domatet e prera përgjysmë dhe verën. Trazojini mirë dhe shtoni kallamarët.
2
Shtoni kripën dhe piperin dhe i lini të skuqen për 5 minuta. Më pas i shtoni salcën e domateve dhe majdanozin.
3
Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni pak vaj ulliri. Shtoni makaronat dhe pasi të kenë zierë i kaloni tek tigani ku kishim më parë kallamarët.
4
Trazojini mirë dhe në fund i shërbeni të ngrohta në një pjatë. Makaronat me kallamarë janë gati për tu shijuar!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *