Qofte Pule

Antipasta, Per femije

Përbërësit
  • 1 kg mish pule (i grirë)
  • 2 kokërr qepë (të grira)
  • 2 kokërr domate (të grira)
  • 120 gr bukë (e grirë)
  • 30 ml uthull balsamike
  • 100 ml vaj ulliri
  • 30 gr rigon
  • 15 gr kripë
  • 2 gr piper (i bluar në moment)
  • 2 kokrra vezë (të bardhat)
Përgatitja
1
Hidhni të gjithë materialet në një tas dhe punojini mirë me duar, derisa të arrijnë një brumë homogjen.
2
Formoni qofte me peshë rreth 100 gr secila.
3
Nxehni pak vaj ulliri në një tigan dhe skuqini qoftet në zjarr të mesëm.
4
Shërbejini të shoqëruara me një sallatë gjethesh të freskëta dhe limon.
Loading...

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *