Shishqebap Derri me Limon

Kalorike, Pjata kryesore
Përbërësit
  • 600 gr shpatull derri
  • 2 thelpi hudhër
  • 3 kokërr limon
  • 1 degë rozmarinë
  • 15 gr kripë
  • 1 gr piper
Përgatitja
1
Priteni në copa mishin e derrit. Qëroni dhe grini imët hudhrën. Grini hollë cipat e jashtme të limonëve dhe pastaj shtrydhini për të marrë lëngun. Copëtoni degën e rozmarinës.
2
Vërini përbërësit në një tas, piperosini, mbulojini me celofan dhe lërini të marinohen në një vend të freskët për 1 orë.
3
Kullojini copat e mishit dhe futini nëpër shkopinjtë e shishqebapit. Rreshtojini mbi një grilë të ngrohur mirë qysh më parë për rreth 15 min. Rrotullojini dhe kriposini gjatë pjekjes.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *