Musaka me patate

Pjata kryesore

Musakaja me patate është një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan.

Përbërësit
  • 1 kg patate
  • 500 gr mish i grirë
  • 6 kokrra qepë (mesatare)
  • 4 filxhanë kafeje vaj ulliri
  • 5 kokrra domate (ose 1 lugë gjelle salcë)
  • kripë
  • piper
  • gjethe dafine
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 gotë çaji qumësht
  • vezë
  • djathë kaçkavall
Përgatitja
1/Qëroni patatet. I lani dhe i prisni në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet ziejini për disa minuta, por me kujdes që të ruajnë formën.
 2/Prisni qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqni në zjarr të avashtë, në mënyrë që të mos digjen.
 3/Hidhni dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdoni t’i përzieni. Përzierjes i shtoni kripë, piper dhe fletët e dafinës.
 4/Shtroni në tavë një shtesë me patatet e ziera dhe hidhni një pjesë të gjellës së përgatitur.
 5/Vendosni dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.
 6/Skuqni miellin me gjalpë, shuajeni me qumësht, përzijeni mirë derisa të marrë valë.
 7/Hidhni pak kripë dhe lëreni masën që të ntrashet. Hiqeni nga zjarri dhe e lëreni të ftohet pak dhe përziejeni me vezë.
 8/Beshamelin e përgatitur e vendosni mbi musaka. Tavën vendoseni në furrë për t’u pjekur për 30 minuta.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *