Byrek me kos

Brumera

 

Përbërësit
  • 700 gr miell
  • 3-4 kokrra vezë
  • 350 gr kos
  • 100 gr gjalpë
  • 15 ml vaj
  • 100 gr niseshte (për të hapur petët)
  • 100 gr djathë i bardhë

 

Përgatitja
1
Zini brumin me pak ujë të vakët e punojeni mirë , pasi keni mbaruar mbështilleni me një beze ose qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.
2
Pasi brumi të jetë përgatitur për t’u hapur, filloni të tëhollni petët. Për të fituar kohë bëjeni byrekunme kuleç.
3
Tepsinë lyejeni me gjalpë që ta keni gati për petët.
4
Petët spërkatini me pak vaj gjatë shtrimit.
5
Në një ene filloni të rrihni 2 vezë, shtoni më pas djathin, kosin dhe përziejini mirë. Hidhjani petëve të hapura më parë sipër mbulojeni me petët që kanë mbetur pasi e keni përfunduar.
6
Në një tas rrihni mirë 1 të verdhë veze dhe me të lyeni byrekun e përfunduar. Futeni në furrë dhe piqeni për 30-40 minuta, kjo varet nga furra.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *